I dërguari i posaçëm i shba-së për ballkanin perëndimor, gabriel escobar, ka vlerësuar shqipërinë për ecurinë që ka bërë gjatë viteve të fundit. Zyrtari i lartë amerikan foli edhe për dialogun kosvë- serbi, duke ritheksuar se krijimi i asociacionit është i pashmangshëm.
“Shqipëria është një nga partnerët tanë më të besuar brenda NATO-s” . Kështu deklaroi i dërguari i posaçëm i shba-së për ballkanin perëndimor, gabriel escobar gjatë një intervistë për mediat amerikane. Zyrtari i lartë i uashingtonit vlerësoi tiranën për ecurinë që ka patur gjatë viteve të fundit.
“Dua të them, sinqerisht, Shqipëria po ecën mjaft mirë. Ju mund ta shikoni këtëduke konstatuar se si ka qenëShqipëria në fillim të viteve ’90, dhe si është tani. Shqipëria aktualisht është një nga partnerët tanë më të besuar brenda NATO-s si dhe të marrëdheniet dypalëshe për sigurinë, tregtinë, çështjet politike dhe stabilitetin rajonal. Ata po veprojnë ashtu sic duhet. Rruga e tyre drejt Evropës është e hapur. Dhe në të vërtetë është vetëm çështje se sa shpejt kohë, se sa shpejtë mund të bëjnë reforma.”
I dërguari amerikan nënvizoi se shtetet në rajon duhet të zgjidhin problemet që kanë mbetur nga vitet ’90 dhe të ecin derejt integrimit evropian. Escobar u ndal të dialogu kosovë serbi, duke sqaruar se propozimi franko-gjerman, për të cilin ka
“Shpresojmë se të dyja palët do ta pranojnë dhe të fillojnë implementimin e tij. Por ndërkohë, janë disa çështje që janë brenda marrëveshjes së Brukselit të papërmbushura. “
Teksa për sa i përketë krijimin e asociacionit, eskobar rithskoi se prishtina nuk mund të shmanget. Ai mandje dekalroi se nuk bëhet fjalë për njëmarrëveshje mes kurtit dhe beogradit, por asaj mes kosovës dhe serbisë.
“Sido që të shkoni përpara nën patronazhin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, do ta keni një Asociacion. A e pranon ose jo qeveria aktuale e Kosovës obligimin ligjor, nuk është marrëveshje mes Kurtit dhe Serbisë. Është marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës. Mirëpo ne e theksojmë se në asnjë mënyrë nuk behet fjalë për krijimin e një “repiblike srspka”.
Referua eskobar ndikimi i jashtëm i Rusisë dhe Kinës ka ngritur rrezikun për të gjithë rajonin./abcnews.al