Në një kohë kur jeta ecën me ritme shumë të shpejta, lëvizjet që mund të bëjmë çdo ditë për të stimuluar trupin tonë janë të kufizuara, por ato duhen ndjekur deri në germë.
Një nga më të rëndësishmet, nëse jo më e rëndësishmja, është pirja e ujit kur zgjohemi dhe ngrihemi nga shtrati.
Edhe nëse nuk ndiheni të dehidratuar, edhe nëse ndjenja juaj dominuese është uria dhe jo etja, para se të pini kafe, sipas ekspertëve, duhet të konsumoni 2-3 gota ujë.
Arsyet, edhe nëse nuk mund t’i perceptoni ato, janë të shumta.
Merrni një ide më poshtë:
Jeni të dehidratuar, edhe nëse nuk e ndjeni
Ju keni fjetur rreth 8 orë dhe e keni vënë veten në modalitetin e fluturimit, kështu që një rinisje është pikërisht ajo që ju nevojitet. Mos kërkoni energji dhe mirëqenie, nëse nuk i keni dhënë trupit tuaj forcën lëvizëse.
Ndihmon në detoksifikimin
Toksinat nga ushqimi që keni ngrënë një ditë më parë janë ende në zorrët dhe veshkat tuaja. Duke pirë ujë ju ndihmoni largimin e tyre dhe arrini detoksifikimin më natyral. Veshkat “shkojnë” më shpejt dhe zorra juaj merr lëvizshmërinë që ju nevojitet.
Ju hani më pak
A nuk jeni të uritur. A keni etje. Jo, sigurisht që nuk e themi këtë. Mëngjesi nuk duhet neglizhuar në asnjë rrethanë, thjesht nëse keni konsumuar sasinë e ujit që ju nevojitet, ndiheni më të ngopur dhe reduktoni porcionet tuaja.
Ne nuk po ju kërkojmë diçka të vështirë dhe të paarsyeshme. Ne ju kërkojmë të pini ujin tuaj në mëngjes kur të zgjoheni dhe do të shihni se sa më mirë do të ndiheni pas kësaj./abcnews.al