Zelensky bën thirrje për sanksione për të zmbrapsur forcat ushtarake ruse

schedule15:55 - 3 Shkurt, 2023

schedule 15:55 - 3 Shkurt, 2023

Gjatë konferencës së tij për shtyp së bashku me zyrtarët e Bashkimit Europian, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje BE-së të sigurohet që sanksionet e saj që synojnë Rusinë të jenë të projektuara në njw mënyrë që Moska të mos mund të rindërtojë aftësinë e saj ushtarake.

Duke iu referuar luftimeve në lindje, ai tha se trupat e tij do të qëndrojnë në qytetin e vijës së parë Bakhmut për aq kohë sa të munden.

Ai shtoi se Ukraina do të ishte në gjendje t’i jepte fund më gjerësisht pushtimit rus në rajonin lindor të Donbasit, nëse do të merrte më shumë armë me rreze të gjatë.

Në temën e anëtarësimit të mundshëm të ardhshëm të Ukrainës në BE, Zelensky përsëriti se qëllimi ishte fillimi i negociatave këtë vit.

/abcnews.al