Ky vend ofron 500,000 bileta ajrore falas për të joshur turistët

schedule09:14 - 3 Shkurt, 2023

schedule 09:14 - 3 Shkurt, 2023

Para pandemisë, Hong Kongu tërhoqi rreth 56 milionë vizitorë një vit para ndërsa tani po ndërmerr masa për të rifituar turistët pas më shumë se dy vitesh  kufizime të ashpra të udhëtimeve.

Vetëm disa ditë pasi hoqi kërkesën e detyrueshme të karantinës së hoteleve, Hong Kongu ka konfirmuar planet për të dhuruar gjysmë milioni bileta ajrore në një përpjekje për rritur turizmin.

Vendimi u konfirmua për CNN nga një zëdhënës i Autoritetit të Aeroportit të Hong Kongut, i cili tha se 500,000 biletat, me vlerë rreth 254.8 milionë dollarë, do të shkonin për vizitorët anë e mbanë botës.

“Biletat do t’u jepen vizitorëve nga e gjithë bota dhe banorëve të Hong Kongut në kuadër të fushatës së rimëkëmbjes së tregut, pasi kjo ndihmon edhe bizneset”,  tha zëdhënësi, duke shtuar se detajet do të jepen në ditët në vijim.

Hong Kongu ishte shkëputur nga pjesa tjetër e botës për shkak të rregullave të tij të karantinës Covid-19, të cilat kërkonin që udhëtarët e ardhur të kalonin 21 ditë në një dhomë hoteli me shpenzimet e tyre.  Periudha e karantinës u reduktua nga shtatë në tre ditë kur u anulua zyrtarisht më 26 shtator , duke bërë që shumë banorë të hynin në faqet e internetit të linjave ajrore për të rezervuar fluturime.

/abcnews.al