Bajrami u transferua këtë merkato nga Empoli te Sassuolo dhe mesfushori shqiptar ka folur për këtë kalim. Nëpërmjet faqes zyrtare të Sassuolos, talenti shqiptar Nedim Bajram, i cili u transferua për të zëvendësuar Traore, ka thënë edhe fjalët e tij të para.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Kam gjetur ish-shokun tim Pinamonti, ambjenti më pëlqen shumë. Kur mësova që ishte interesuar Sassuolo u gëzova shumë, për ua është zgjedhja e duhur.
Synimi im është të ndihmoj skuadrën dhe të hyj në fushë sa më shpejt”, është shprehur Bajrami./h.ll/abcnews.al