Fotoja është bërë në Rajasthan, një shtet në Indinë veriore, nga fotografi Sudhir Shivaram.
Ata me sy të mprehtë do të jenë në gjendje të dallojnë leopardin e kamufluar në rrethinën e tij, duke pritur për vaktin e tij të ardhshëm.
“Ky vend është shtëpia e shumë leopardëve përshkak të terrenit të tij shkëmbor,” tha Sudhir.
Leopardi kishte dalë nga strofka e tij dhe po pushonte.
Fotografi i kafshëve të egra mbajti një distancë midis tij dhe grabitqarit për sigurinë e tij.
“Unë e bëra foton me një largësi nga leopardi prandaj është vërtet e vështirë ta gjesh atë,” tha fotografi.
Ata janë kafshët më adaptive dhe mund të sulmojnë lehtësisht gjitarët më të vegjël, zogjtë dhe ndonjëherë edhe bagëtitë.
“Për sa kohë që ne nuk i shqetësojmë ata, ata nuk ndërhyjnë në jetën tonë dhe ne bashkëjetojmë së bashku,” u shpreh ai.
/abcnews.al