Pjesëmarrja e Princit Harry dhe Meghan Markle në kurorëzimin e Mbretit Charles më 6 maj nuk është konfirmuar ende, dhe Harry e trajtoi këtë çështje në intervistën e tij në ITV me Tom Bradby.
Harry dhe Meghan ishin në Mbretërinë e Bashkuar për festimet e Jubileut Platinum të Mbretëreshës Elizabeth II qershorin e kaluar, të shoqëruar nga fëmijët e tyre, Arstie dhe Lilybet. Pra, nëse Harry dhe Meghan Markle marrin pjesë në kurorëzimin e Charles, shumë po pyesin nëse Archie dhe Lillibet do të jenë me ta.
Kurorëzimi përkon me një ditë shumë të veçantë për Harry-n dhe Meghan-in, pasi Archie do të mbushë katër vjeç më 6 maj. E ndërsa duket se nuk ka gjasa ta shohim të voglin në kurorëzimin, mungesa e tij mund të jetë për një arsye tjetër përveç ditëlindjes.
Në kohën e kurorëzimit të Mbretëreshës Elizabeth II në 1953, vajza e saj Princesha Anne, e cila ishte vetëm dy vjeç në atë kohë, u konsiderua shumë e vogël për të marrë pjesë në shërbimin në Westminster Abbey. Princi Charles ishte i pranishëm në kurorëzimin e nënës së tij dhe megjithëse ai ishte vetëm katër vjeç në atë kohë, është e mundur që ai të ishte lejuar të marrë pjesë vetëm sepse ishte trashëgimtar i fronit./abcnews.al