Izraeli nuk e refuzon dërgimin e ndihmës ushtarake në Ukrainë, tha kryeministri Benjamin Netanyahu, më 1 shkurt, në një intervistë për CNN.
Netanyahu tha se “padyshim është duke e konsideruar ” ofrimin e mbështetjes ushtarake për Kievin.
Ai tha se Izraeli është i gatshëm të dërgojë në Ukrainë sistemin e mbrojtjes kundër raketave, Iron Dome.
Netanyahu – i cili u rikthye në pushtet në shtator të vitit të kaluar – tha gjithashtu se ai do të ishte i gatshëm të vepronte si ndërmjetës në negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës, nëse të dyja palët dhe Shtetet e Bashkuara bien dakord.
Lufta në Ukrainë filloi më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën një “operacion special ushtarak” për çmilitarizimin e Ukrainës.
Perëndimi iu përgjigj Rusisë me sanksione të ashpra.
Si rezultat i luftës në Ukrainë, mijëra njerëz kanë vdekur, ndërkaq miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
/abcnews.al