Presidenti polak pret Biden të vizitojë Evropën Qendrore në shkurt

schedule16:10 - 1 Shkurt, 2023

schedule 16:10 - 1 Shkurt, 2023

Gjatë një vizite në Letoni presidenti polak Andrzej Duda në një konferencë me gazetarët tha se Europa Qendrore mund të vizitohet nga presidenti i SHBA-ve Joe Biden në shkurt.

Megjithatë, Duda shtoi se nuk e di se cilat vende të rajonit do të vizitojë presidenti amerikan. “Presidenti ndoshta do të vijë në pjesën tonë të Evropës në shkurt.”

“Pjesa jonë e Evropës do të thotë Evropë Qendrore… Kjo është një zonë që shtrihet nga Rumania në Estoni. Është shumë e vështirë për ne të përgjigjemi se ku do të vijë presidenti me detaje, nuk kemi një informacion të tillë” , shtoi presidenti polak.

“Çdo vizitë e presidentit amerikan në një kohë kaq të vështirë në këtë pjesë të Evropës, afër zonës së armiqësive në Ukrainë, forcon sigurinë tonë” , theksoi presidenti polak./abcnews.al/