Nuk kishin para për t’i blerë biletën, çifti braktis foshnjën në aeroport

schedule15:35 - 1 Shkurt, 2023

schedule 15:35 - 1 Shkurt, 2023

Çfarë bëni kur nuk keni para për një biletë avioni për fëmijën tuaj? Me siguri nuk e lini në aeroport.

Sipas Daily Mail,  një çift thuhet se ka bërë pikërisht këtë. Ai e braktisi fëmijën e tij në sportelin e kontrollit në aeroportin Ben Gurion të Izraelit përpara se të përpiqej të kapte fluturimin për në Bruksel.

Çifti mbërriti në aeroportin e Tel Aviv të martën me pasaportat e tyre belge dhe biletat për fluturimin e Ryanair në kryeqytetin belg, por pa biletë për fëmijën e tyre.

Kur stafi i aeroportit u tha se nuk mund të hipnin pa blerë një biletë për foshnjën, ata thjesht e lanë atë në sportelin e kontrollit dhe vrapuan drejt kontrollit të pasaportave.

Videoja tronditëse që qarkullon në internet tregon momentin kur stafi i aeroportit tmerrohet kur sheh karrocën me fëmijën e braktisur.

Çifti tashmë është arrestuar nga policia.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!