Zlatan Ibrahimoviç është gati të rikthehet. Sipas “Corriere della Sera”, sulmuesi i Milanit ka identifikuar 10 shkurtin në kalendar si datën kyçe për t’u rikthyer.
Ai dëshiron të jetë në dispozicion të Piolit për ndeshjen kundër Torinos. Synimi është të vendosë minuta vendimtare në ndeshjet e Champions League, të planifikuar për në datën 14 shkurt.
Ata që ndodhen pranë Ibrahimoviç, tregojnë se suedezi duket tepër energjik, i etur për t’i treguar botës se mund të jetë ende vendimtar edhe në moshën 41-vjeçare.
Zlatan së shpejti do të të rikthehet në stërvitje me grupin, duke shpresuar se do të grumbullohet nga Pioli./ h.ll/abcnews.al