Një lloj zambaku gjigant me origjinë nga Amerika e Jugut ka thyer disa rekorde botërore.
Libri i Rekordeve Botërore Guinness e ka njohur Victoria boliviana si specien më të madhe të zambakut të ujit, gjethen më të madhe të zambakut të ujit dhe gjethen më të madhe të pandarë.
Lloji u identifikua vetëm kohët e fundit si një specie e veçantë nga një ekip studiuesish të kryesuar nga kopshtari i kërkimit shkencor dhe botanik të Kew Garden, Carlos Magdalena.
This is the first new species of giant waterlily to be confirmed in more than 100 years ?@kewgardens https://t.co/aDONkPJQ0A
— Guinness World Records (@GWR) January 30, 2023
Lloji ishte i pranishëm në Kopshtin Botanik Mbretëror në Londër për 177 vjet. Përpara zbulimit të specieve të veçanta, zambakët gjigantë besohej se i përkisnin një specie të veçantë, Victoria amazonica.
Lloji i ri është specia e parë e re e zambakëve gjigantë që zbulohet në më shumë se 100 vjet.
“Është zyrtare: Victoria boliviana është zambaku gjigant më i madh në botë. Zbulimi i bërë vitin e kaluar tani mban titujt e rekordeve botërore Guinness për: Llojet më të mëdha të zambakut të ujit, gjethja më e madhe e zambakut të ujit, gjethja më e madhe e pandarë,” shkroi Kew Gardens të hënën./abcnews.al
It’s official: Victoria boliviana is the world’s largest giant waterlily. ?
The discovery made last year now holds the Guinness World Records titles for:
? Largest species of waterlily.
? Largest waterlily leaf.
? Largest undivided leaf. pic.twitter.com/Np3QtvGcl3— Kew Gardens (@kewgardens) January 30, 2023