Ka marrë fund saga për gjetjen e një trajneri të ri për Kombëtaren belge, me gjermanin Domenico Tedesco, i cili do të pasojë teknikun spanjoll Roberto Martinez si trajner të kombëtares së “djajve të kuq”.
Ditën e djeshme federata belge ka udhëtuar drejt Gjermanisë për të sqaruar detajet financiare dhe sportive me gjermanin e ri, sot u bë e ditur se të dyja palët kanë arritur një marrëveshje dhe ka një kontratë fillestare deri pas Kampionatit Evropian në vitin 2024. Bordi Drejtues i Federatës Belge të Futbolli duhet të japë miratimin e tij, por kjo ndoshta do të ndodhë së shpejti.
Gjermani pritet të sjellë me vete asistentin e tij të përhershëm Andreas Hinkel (40) dhe trajnerin e portierëve Max Urëantschky. Ata tashmë kanë punuar së bashku te rusët e Spartak Moscoë në vitet 2019-2021 dhe te gjermanët e RB Leipzig 2021-2022. /i.m /abcnews.al