Isco në “udhëkryq”, 2 klubet gjermane në “garë” për spanjollin

schedule18:02 - 30 Janar, 2023

schedule 18:02 - 30 Janar, 2023

Prej ditësh tashmë mediat e huaja po “gëlojnë” nga lajmi se “fantazisti” i mesfushës spanjolle, Isco është i lidhur me një kalim në Bundesliga. Pas largimit nga Sevilla, Isco u aludua se mund të transferohej te Ëolverhampton, por zërat e fundit e lidhin ngushtë spanjollin me 2 ekipe të Kampionatit gjerman, Union Berlin dhe RB Leipzig.

Nga bordi i Union Berlin ende nuk ka një deklaratë zyrtare mbi afrimin e mesfushorit 30-vjeçar, ndërkaq drejtori sportive i Leipzig, Max Eberl e konsideron si prioritet nënshkrimi e një “fantazisti” sidomos pas dëmtimit të Dani Olmos, i cili pritet të jetë jashtë për disa javë pas një problemi në kofshë,

Natyrisht, të dyja palët duhet të përshpejtojnë negociatat nëse duan të arrijnë një marrëveshje, duke qenë se afati për regjistrimin e transfertave në Gjermani skadon këtë të martë në orën gjashtë pasdite. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!