Dy producentët ia dolën mbanë dhe thyen rekordin botëror Guinness pasi veshën në 30 sekonda disa triko.
Më herët, drejtuesit e emisionit të ABC, Kelly Ripa dhe Ryan Seacrest , u përpoqën të thyenin rekordin gjatë një transmetimi të fundit, por ata nuk e arritën.
Pasi ata mbaruan, producentët Jan Schillay dhe Jim Niebler vendosën të bënin përpjekjen e tyre, ku Niebler ndihmonte Schillay të vishte pulovrat.
Një gjyqtar i Guinness në set verifikoi se dyshja arritën të veshin nëntë pulovra në afatin kohor prej 30 sekondash, duke fituar titullin./abcnews.al