Manchester United u kualifikua në 1/8 e FA Cup duke mposhtur 3-1.
Në minutën e 35-të Rashford hapi rezultatin, por goli i tij u anulua.
Ferguson e ndoqi ndeshjen nga tribuna e Old Trafford. Në një moment, Sir Alex më në fund humbi interesin për atë që po ndodhte dhe ra në gjumë. Pikërisht në atë moment kameramani ka kapur legjendën e Djajve të Kuq.
Vetë Alex Ferguson pranoi se me moshën, nevoja e tij për gjumë u rrit ndjeshëm:
“Kur u bashkova me United, isha plot energji, por ndërsa u rrita, energjia ime u ul. Por unë nuk doja që lojtarët ta shihnin atë. Kur isha më i ri, më mjaftonin pesë apo edhe katër orë gjumë. Por kur mbusha 60 vjeç, më duheshin shtatë orë gjumë”.
Sir Alex pëlqen të flejë në ngjarje sportive.
Kështu ish-trajneri i Djajve të Kuq ka ndjekur ndeshjen mes Manchester United dhe Sunderland:
Ferguson ndoqi me shumë interes ndeshjen e Andy Murray në Wimbledon. /G.D abcnews.al/