Henrikh Mkhitaryan, ka konfirmuar se pas largimit të tij nga Manchester United në janar 2018 i ka paraprirë një sherr me trajnerin e skuadrës, Jose Mourinho.
“Nuk e di se çfarë kishte në kokën e tij. Kam punuar shumë çdo ditë për të marrë një shans. Më pa në mëngjes dhe më tha: “Për shkakun tuaj jam duke u kritikuar në shtyp”. Unë i thashë: “Çfarë do të thuash, zotëri? Nuk po e bëj këtë me qëllim për t’ju kritikuar”, tha armeni.
Është e vërtetë që keni pasur një konflikt gjatë ndeshjes?
“Po, është e drejtë. Këtu filloi gjithçka dhe vendosa që nuk kisha më asgjë për të bërë në Mançester. Nëse punoj, mbroj, ndihmoj skuadrën, dhe shënoj por dikush është i pakënaqur, atëherë nuk kam asgjë për të bërë. Nuk doja të humbisja kohë, doja të vazhdoja dhe të luaja futboll”. /G.D abcnews.al/