Artizania që ktheu pasionin në biznes dhe birësoi vajzën greke që mbeti jetime

schedule20:08 - 28 Janar, 2023

schedule 20:08 - 28 Janar, 2023

Kjo është shtëpia e familjes Muca nga Patosi, ku mund të gjesh përherë një filxhan caj të freskët, nga bimët që I kultivojnë vetë nëpër fusha.

Kur Zana Muco mësoi vite më parë nga një gjyshe çame sekretin e sapunëve të bërë në mënyrë artizanale, nuk e mendonte se një ditë do t’i hynte në punë.

Por fati dukej se e shtynte me këmbëngulje drejt këtij zanati. Vite më pas dhe qindra km larg, në Selanik ajo pa rastësisht ngarkesa me mbetje vaji që merreshin nga kompanitë e mëdha për bërjen e sapunëve dhe u trondit.

Kaq mjaftoi që të niste shkollën për produkte biologjike kozmetike.

Me dashuri per traditen, nje recetë sekrete dhe me respekt për natyrën 60 vjecarja sot prodhon në kushte shtëpie sapunë dhe kremëra që krahasohën me ato të firmave të mëdha, por më një dallim. Cdo përbërës e pergatit vetë që nga mbjellja, kultivimi dhe përpunimi.

Ishte një studente e vemendshme që fitoi jo vetëm zanatin por njohuri të thelluara mbi bimët medicinale, mënyrën e kultivimit dhe përdorimin e tyre

Zana dhe bashkëshorti I saj kanë zgjedhur të kultivojnë bimëtë ndryshme medicinale në sipërfaqje të mëdha. Tokat e familjarëve që jetojnë jashtë shtetit dhe të tjera të marra me qera, I kanë mbjelle me bime mjekësore dhe ullinj

Në këtë mënyrë prodhimi është cikël i mbyllur  pasi 90%  të përbërësve merren direkt nga fusha

Prej një viti Zana me bashkëshortin janë kthyer në vendlindje pas dy dekadash emigracion. Bashkë me ta ëahtë edhe katerina. Një shtetase greke që është adopttuar nga familja muca

Ashtu si koleksioni I objekteve artisitke brenda shtëpisë edhe mjedisi përreth është një koleksion bimësh dhe lulesh të rralla

Përdorimi I bimëve mjekësore në produktet e higjenës dhe kozmetikë është kthyer në një trend dominues duke rikthyer dhe përsosur metodën e vjetër të bërjes së sapunit në mënyrë artizanale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!