Kryeministrja italiane Giorgia Meloni bëri një vizitë zyrtare në Libi të shtunën, e cila u fokusua në çështje të tilla si migrimi i parregullt dhe stabilizimi në Libi.
“Në këtë ditë të rëndësishme, ministrat tanë të jashtëm nënshkruan një marrëveshje për të forcuar bashkëpunimin me autoritetet libiane, për sa i përket rojes bregdetare”, tha ajo nga Tripoli.
“Lufta kundër imigracionit të paligjshëm mbetet një çështje me rëndësi qendrore për ne. Pavarësisht përpjekjeve, shifrat e migrimit të parregullt nga Libia në Itali mbeten të larta”, shtoi kryeministrja italiane.
“Ne duam të luajmë një rol të rëndësishëm për të ndihmuar vendet afrikane për të forcuar zhvillimin e tyre: ky është një bashkëpunim që nuk dëshiron të jetë i dobishëm vetëm për njërën palë, por dëshiron të lërë diçka thelbësore edhe për partnerët tanë”, shtoi ajo.
Nga Tripoli, në fund, kryetarja e qeverisë italiane nënvizoi se vendi i saj do të bëjë gjithçka që ka në dorë për të forcuar veprimin dhe synimet e përbashkëta të komunitetit ndërkombëtar, në lidhje me Libinë, “për të shmangur rrezikun, ndikimet e caktuara, për të vepruar për destabilizimin dhe jo për stabilizimin e gjithë këtij kuadri”./abcnews.al/