9 persona kanë përfunduar në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim për kultivim droge. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike në një zonë të pyllëzuar të fshatit Shqezë në Krujë. Mes të ndaluarve është edhe një 52-vjeçar me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në komisariatin e Krujës.
Gjatë operacionit u ushtruan kontrolle edhe në banesat e të arrestuarve ku policia sekuestroi 3 armë zjarri, 5 armë gjahu dhe municion luftarak. Pjesëtarët e këtij grupi kriminal po hetoheshin prej dy muajsh. Operacioni “Ndëshkimi” u finalizua nga Policia e Krujës në bashkëpunim me Policinë e Durrësit dhe SHÇBA-në./ABC News Albania 24/7