Familjarët përmbushin amanetin e mjekut të njohur Isuf Kalo, për t’u preh në Shqipëri. Homazhet nw ndwr të doktor Kalos u mbajtën në mjediset e Akademisë së Shkencave ku morën pjesë miq, kolegë dhe personalitete të njohura.
Mjeku ndërroi jetë në moshën 81-vjeçare në 23 janar në Gjermani, ku po kurohej nga një sëmundje e rëndë.
Isuf Kalo ishte një nga mjekwt më tw njohur në vendin tonë në endokrinologji, i specializuar për semundjen e diabetit. Doktor Kalo ka sherbyer si mjek personal i Enver Hoxhes, duke qënë në krye të nje ekipi bluzash te bardha që u kujdesën per shume vite për shendetin e ish udheheqësit komunist, deri në fund të jetës së tij.
Gati tre dekada pas rrëzimit të sistemit monist, në 2019-tën mjeku i diktatorit Hoxha, solli sekrete dhe të pathëna të jetës së ish-udhëheqësve në Bllok, në librin e tij me të njejtin titull.
Veç Enver Hoxhës, në Librin Blloku Isuf Kalo ka sjelle rrefime edhe për Nexhmije Hoxhën, Ramiz Alinë, Mehmet Shehun, Kadri Hazbiun, Hysni Kapon, Beqir Ballukun dhe shumë figura të tjera pranë diktatorit.
Isuf Kalo ka kontribuar edhe me botime shkencore e akademike ne fushën e mjekësise dhe si pedagog në universitetin e Mjekësisë./abcnews.al