Futbollisti i njohur suedez Zlatan Ibrahimovic ka qortuar lojtarët e kombëtares së Argjentinës për sjelljen e tyre në Botëror. Sergio Aguero, ish-futbollisti i Albiceleste, ka reaguar ndaj sulmit të suedezit.
“Ju jeni i fundit që thoni se ne jemi sjellë keq. Të thuash se nuk do të fitojmë më është një manifestim armiqësie.
Luftuat Otamendin, luftuat Pep. Mendoj se kjo është arsyeja pse ai donte të të shiste te Barcelona. Më mirë të shqetësoheni për kombëtaren tuaj, e cila nuk arriti as në Kampionatin e fundit Botëror”, tha Aguero, cituar nga AS.
Zlatan Ibrahimovic aktualisht luan për Milan. Sa i përket Sergio Agueros, atij iu desh të përfundonte karrierën për shkak të problemeve me zemrën. /G.D abcnews.al/