Vijon situata e vështirë për shkak të motit në vendin e quajtur Tunelet Panoramike në aksin Qaf Thorë-Theth.
Sipas inxhinier, Emanuel Agraja, bora ka shkuar rreth 5 metër si shkak i orteqeve dhe pastrimi i vetëm i njërit prej tyre shkon deri në 24 orë.
Ndërkohë, puna për hapjen e aksit rrugor po vijon, pavarësisht se është i bllokuar prej një jave dhe reshjet e dëborës janë të pandalshme./abcnews.al
“Po bëhen 10 ditë që puna është pa ndërprerje. Është e pamundur mos të ketë rrëshqite. Ne jemi munduar të ruhemi, pasi është viti i dytë që e mbajmë hapur këtë aks. Sonte pritet të ketë ulje temperaturash që të bëjmë ndërhyrje te pjesa e tuneleve. Po nuk u ulën temperaturat është shumë rrezik, se nuk shkrin bora në Malësi”, u shpreh ndër të tjera inxhinieri./abcnews.al