Fjalën e nisur në seancë plenare, kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj e vijoi në një prononcim për mediat jashtë ambjenteve të Kuvendit. Ndërsa akuzoi sërish kreun e qeverisë, për lidhje me ish zyrtarin e FBI të arrestuar, duke i kërkuar SPAK të nisë hetimet, Alibeaj tha se po synohet asgjësimi i opozitës.
“Kjo e sotmja ishte një provë e qartë e fajësisë së njeriut që është Rama, i përfshirë në skandalin korruptiv. I kapur në flagrancë nga drejtësia amerikane tashmë. Po të gërmosh pak kupton se ky skandal është edhe pak më i gjerë. Oligarku rus ka marrë edhe titullin investitor strategjik, qofte në HEC në Shushicë e qoftë në Fier e Mallakastër.
Vetëm kur je i pandehur ke të drejtë të heshtësh. I kapur në flagrancë nga SHBA ,ai ka detyrim t’i përgjigjet shqiptarëve. Ka kaq kohë që vec ka hedhur baltë për rublat ruse. Synimin e vetëm ka asgjësimin e PD dhe duhet të japë sqarime. Ai fshihet.
Në fakt ky është një moment ku SPAK duhet të flasë. Ka folur drejtësia amerikane, ka nxjerrë fakte e prova, gjysma tjetër shqiptare që është Rama duhet t’i nënshtrohet drejtësisë. Skenat ku maxhoranca u heq të drejtën cdo deputeti të opozitës të flasë nuk bazohen në asnjë procedurë. Nuk ka cështje më sensitive se kjo, ku po vlojnë dy kontinente./abcnews.al