Tottenham është future bindshëm në tregun e transferimeve dhe pas zyrtarizimit të hollandezit Arnaut Danjuma, nga spanjollët e Villarreal, tashmë radhën e ka një përforcim në anën e djathtë të mbrojtjes. Bëhet fjalë për spanjollin e Sporting Lisbon, Pedro Porro, lojtar ky i cili pëlqehet shumë nga tekniku italian Antonio Conte, për përshtatjen që ka në skemën e tij 3-4-2-1.
Sipas mediave portugeze, pas refuzimeve të vazhdueshme të portugezëve, Tottenham i ka “hyrë” seriozisht transferimit të Pedro Porro, kjo për shkak dhe të gjigandëve që hynë në garë për mbrojtësin spanjoll. Real Madridi po e shikonte si opsion për qershorin dhe City po konsideronte të ushtronte opsionin e riblerjes që kishte në këtë merkato janari për 17 milionë.
Orët e ardhshme do të jenë vendimtare dhe kyçe. Sportingu e ka shtrënguar litarin deri në fund. I nxitur nga presioni i ushtruar nga trajneri i tij, Rúben Amorim, dhe nga qëndrueshmëria e drejtorit të portugezëve, Hugo Viana, ka bërë që Porro të qëndrojë i “ftohtë” përsa i përkat kësaj situate. Në krahun tjetër Tottenham kërkon të bëjë gjithçka për të afruar spanjollin brenda merkatos së dimrit.
Ndërkaq, Sporting ka menduar dhe zëvendësuesin e talentit spanjoll, i cili do të ishte 22-vjeçari hollandez Milan Van Eëijk. Mbrojtësi i djathtë luan për klubin holandez Heerenveen. Merkato dimërore mbyllet për një javë dhe Tottenham dëshiron të nxitojë deri në sekondën e fundit për të marrë Pedro Porron. Një shenjë pozitive për Spurs është dhe mungesa e mbrojtësit në fushë përballë rivalëve të Arouca. /i.m /abcnews.al