Punëtorët e Amazon mbajnë grevë për herë të parë në Britani

schedule15:42 - 25 Janar, 2023

schedule 15:42 - 25 Janar, 2023

Qindra punëtorë të Amazon janë në grevë sot në një magazinë të gjigantit amerikan në Angli, duke kërkuar paga më të mira.

Kjo gjithashtu është greva e parë që mbahet ndaj kompanisë në Mbretërinë e Bashkuar.

“Qindra punëtorë të Amazon janë në grevë sot në Coventry, mbi 98% e tyre mbështesin grevën,” tha sindikata GMB në një postim, me një foto të grevistëve.

Punëtorët e Amazon gjithashtu mbajtën një grevë në Londër, verën e kaluar, duke kërkuar paga më të mira por nuk ishte zyrtare, pasi nuk u plotësuan të gjitha procedurat siç është edhe votimi i punonjësve.

Deputeti dhe ish-udhëheqësi i Laburistëve, Jeremy Corbyn, postoi në Twitter një foto të punëtorëve që mbanin pankarta të sindikatave GMB ku lexonin “Ne meritojmë më shumë” ose “shfrytëzimi i punëtorëve të Amazonës duhet të ndalet”. Ai shkruajti në post “Unë i mbështes punëtorët në Amazon, ata nuk janë robotë.”

“Një punonjësi i magazinës Amazon i duhen mbi 8 javë punë për të bërë atë që bën CEO Jeff Bezos në vetëm një sekondë,” tha Corbyn në postimin e tij, duke shtuar “Ata po bëjnë grevë për herë të parë në MB për të kërkuar paga dhe kushte më të mira pune.’.

Një zyrtar i sindikatës GMB i tha BBC-së se punëtorët aktualisht paguhen 10£ në orë dhe nuk mund të jetojnë me atë nivel pagash. Ata po kërkojnë 15 paund, duke argumentuar se një gjigant dixhital si Amazon mund ta përballoj këtë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!