Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann ka zhvilluar një takim me kreun e ri të SPAK Altin Dumani. Siç bëhet me dije nëpërmjet postimit në Facebook, në fokus të bisedës së tyre ishte lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar që ndikojnë në avancimin e procesit të anëtarësimit në BE.
“Bisedë e mirë me Kryeprokurorin e ri të SPAK, Z. Altin Dumani. BE ?? mbështet plotësisht një SPAK të pavarur dhe efektiv. Lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar mbetet çështje kyçe për avancimin e Shqipërisë ?? në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”, Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann.”