Ish-kampioni i botës, Mats Humels, pati një kthim të lumtur tek Dortmundi. Ish-lojtari I Bajernit mori edhe shiritin e kapitenit, vetëm 9 ditë pasi nisi stërvitjen me skuadrën e tij të re.
Nuk mund të ishte ndryshe për një fshat me vetëm 702 shpirtëra, pra me 702 banorë.
Skuadra fshatare e kategorisë së tetë, FC Shvajnberg, luajti një miqësore ndaj Borusias së Dortmundit, nënkampione në fuqi e Gjermanisë, ndaj edhe banorët e cilësuan si “ndeshja e shekullit”.
Plot 5 000 njerëz ishin në stadium, kuptohet të ardhur nga fshatra të tjerë aty rrotull.
Nëse për Shvajnbergun ishte një ditë e shënuar, për Dortmundin mund të quhej vetëm prova e parë e lehtë e fazës përgatitore të verës.
Trajneri Lysien Favre pati rast të provonte disa nga lojtarët e rinj, ndërsa i mungonte kapiteni Marko Rojs.
Ndeshja u fitua me rezultatin e thellë 10-0, ku spikati njëri nga djemtë e rinj, Filip, që shënoi 4 gola.
Trajneri Favre pati rast të shikonte në aksion edhe ish-yllin e mbrojtjes, Mats Humels, që u kthye tek Borusias pasi kaloi 3 vjet me Bajernin.
Mbrojtësi i qendrës, jo vetëm pati rast të vishte fanelën verdhekuqe, por vetëm pas 9 ditësh stërvitjeje, të mbante në krah edhe shiritin e kapitenit.
Në pjesën e parë, Favre pati kapiten veteranin 33-vjeçar Lukas Pishçek, por pastaj e zëvendësoi dhe shiriti i kaloi Humelsit.
Ish-kampioni i botës ishte shtylla e mbrojtjes, në krah të Diallosë dhe Zagadusë, për kënaqësinë e trajnerit.
Favre beson se me përvojën e ish-kampionit të botës, Dortmundi i tij do të mundë të sfidojë Bajerni dhe të fitojë titullin e parë kampion që nga viti 2012./ABC News Albania 24/7