Gjermania ka marrë tani kërkesën zyrtare të Polonisë për të dërguar tanke Leopard në Ukrainë, sipas një njoftimi të ministrit polak të mbrojtjes Mariusz Blaszczak, shkruan The Guardian.
Zyrtarët ukrainas u kanë bërë thirrje aleatëve perëndimorë që t’i furnizojnë me tanke moderne të prodhimit gjerman për muaj të tërë, por Gjermania ka qënë e dyzuar.
Tanket Leopard, të cilat ndodhen në një sërë vendesh të NATO-s, por dërgimi i të cilëve në Ukrainë kërkon miratimin e Berlinit, shihen nga ekspertët e mbrojtjes si më të përshtatshmet për Ukrainën.
/abcnews.al