Qyteti më verior i Kinës, Mohe, ka regjistruar temperaturat e tij më të ulëta në histori. Mohe – i njohur si “poli i Veriut i Kinës” është në provincën e Heilongjiang, afër kufirit rus.
Të dielën, stacioni i tij meteorologjik lokal regjistroi një temperaturë rekord të ulët prej -53C në orën 07:00 të mëngjesit.Temperatura e mëparshme më e ftohtë e regjistruar në qytet ishte -52.3C, në vitin 1969.
Mohe nuk është i panjohur për motin e ftohtë, pasi qyteti konsiderohet si më i ftohti në Kinë dhe se periudha e tij e dimrit “zakonisht zgjat tetë muaj”. Si rezultat, ajo tërheq turistë gjatë gjithë vitit me “Polin e Veriut”, parqet e akullit dhe borës, si dhe vendet e skijimit. Vitet e kaluara ka organizuar edhe maratonë dimërore.
Në këtë periudhë të vitit, është e zakonshme që qyteti të shënojë temperatura mesatare prej -15C. Në javën e kaluar, autoriteti meteorologjik i Kinës lëshoi alarme për uljen e temperaturave dhe erërat e ftohta në rajon.
Agjencia e Lajmeve Xinhua tha se një numër zonash në vargun malor Khingan të Madh, që përfshin Mongolinë e Brendshme dhe Heilongjiang, panë temperatura të reja rekord të ulëta gjatë fundjavës.
Që nga e premtja, temperaturat ranë nën -50 gradë Celsius në Mohe për tre ditë radhazi, gjë që sipas mediave është e paprecedentë.
/abcnews.al