Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, tha se kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev nuk e mbajti fjalën në lidhje me atë çfarë premtoi në Beograd disa muaj më parë. Ky reagim i zyrtarit serb erdhi pasi Zaev, gjatë vizitës së tij zyrtare në Prishtinë, pranoi se Maqedonia do të mbështesë Kosovën në të gjitha proceset e saj për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. “Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e Maqedonisë për anëtarësim në UNESCO. Ne do të ndihmojmë edhe në normalizimin e raporteve me Serbinë pasi edhe atë e kemi shtet fqinj”, është shprehur Zaev./abcnews.al
Serbia dënon deklaratën e Kryeministrit të Maqedonisë
schedule19:49 - 12 Dhjetor, 2017
schedule 19:49 - 12 Dhjetor, 2017