TIRANË – Sali Berisha u duk në vështirësi sot gjatë një deklaratë për mediat, kur u pyet nga gazetaret lidhur më faktet e reja që kanë dalë në dritë për 21 janarin.
Berisha nuk pranoi të bëjë koment lidhur me kallëzimin që PS pritet të dorëzojë në SPAK.
“21 janari përbën një nga ngjarjet më tragjike, përpjekje për grusht shteti, marrje pushteti me dhunë nga ata që i kam denoncuar me kohë. Komuniteti ndërkombëtar dhe në veçanti SHBA, ka insistuar me të madhe që të hetohen organizatorët dhe autorët e dhunës. Pjesa e gardistëve është hetuar nga një kundërshtare e egër e Sali Berishës. Është hetuar me një prani të rëndësishme ndërkombëtare. Dhe janë dhënë dënimet e njohura deri më tani.
Por, meqenëse shërbehet me krijime të Ardi Veliut, i them lëri ato, hajde, hiq imunitetin se unë nuk kam imunitet për asgjë, dhe shko dëshmo për organizimin e puçit. Natyrisht, ngjarja është tragjike, por manipulimi që bën Edi Rama për njerëzit që përdori si mish për top se donte të vinte në pushtet, është makabritet.” u shpreh ndër të tjera Berisha. /abcnews.al