Kryeministri suedez dënon djegien e Kuranit: Akt thellësisht mosrespektues

schedule16:19 - 22 Janar, 2023

schedule 16:19 - 22 Janar, 2023

Kryeministri suedez Ulf Kristerson dënoi djegien e një kopje të Kuranit gjatë demonstratës së djeshme në Stokholm , duke e quajtur atë një “akt thellësisht mosrespektues”.

“ Liria e shprehjes është një pjesë themelore e demokracisë. Por ajo që është e ligjshme nuk është domosdoshmërisht e drejtë”, tha Christerson në Twitter në një postim që bëri të shtunën mbrëma.

“ Djegia e librave që janë të shenjtë për shumë njerëz është një akt thellësisht i pandershëm. Dua të shpreh simpatinë time për të gjithë muslimanët që u ofenduan nga ajo që ndodhi në Stokholm ”, shtoi ai.

Ajo që ndodhi në demonstratë, por edhe refuzimi i autoriteteve suedeze për ta ndaluar atë, kanë nxitur zemërimin e Turqisë.

Demonstrata u zhvillua para ambasadës turke në Stokholm, suedezi i ekstremit të djathtë Rasmus Paludan dogji një kopje të Kuranit, një akt që synonte të denonconte negociatat në vazhdim me Ankaranë për anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Kushtetuta suedeze dhe respektimi i lirive të tubimit dhe shprehjes bëri që policia të miratonte mobilizimin e kreut të partisë Stram Kurs.

Ngjarja zemëroi Turqinë , e cila pasi thirri ambasadorin suedez, anuloi vizitën e ministrit suedez të Mbrojtjes Paul Jonsson./abcnews.al/