Xavi Hernandez ka folur për situatën aktuale të Barcelonës para përballjes ndaj Getafes.
Trajneri katalanas foli edhe për disa çështje jashtë fushës, si ajo në lidhje me arrestimin e Dani Alves për sulm të dyshuar seksual.
“Është e vështirë të komentosh një situatë të tillë. Jam i habitur dhe i tronditur, në gjendje shoku, drejtësia do të marrë vendimin përfundimtar, ne nuk mund të ndërhyjmë në të.
Ndihem keq për Dani Alves, jam i shokuar”, është shprehur Xavi, trajneri i Barcelonës dhe ish-shok ekipi te Barcelona me mbrojtësin brazilian./ h.ll/abcnews.al