Me suksesin e mbrëmjes së djeshme të Juventusit ndaj Monzës, ka përfunduar programi i raundit të 16-të të Kupës së Italisë, i luajtur gjatë një jave nga data 12 janar e deri më 19 janar.
Të kualifikuarit në çerekfinale janë Juventus, Lazio, Inter, Atalanta, Roma, Cremonese, Fiorentina dhe Torino.
Ja të gjitha sfidat e çerekfinaleve:
E martë 31 janar: Inter-Atalanta
E mërkurë 1 shkurt: Roma-Cremonese
E mërkurë 1 shkurt: Fiorentina-Torino
E enjte 2 shkurt: Lazio-Juventus / h.ll/abcnews.al