Reshjet e borës mesa duket po i zënë vendin shiut në zonat malore të vendit.
Dhe Shishtaveci është mbuluar nga bardhësia ku trashësia e borës arrin deri në 7 cm.
Bëhet me dije se rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht nga automjetet.
Subjektet po punojnë për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve.
Njoftim:
Përshëndetje!
Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:30 datë 20.01.2023 është si më poshtë:
I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar dhe në lartësinë mbi 700 m reshje bore ku në Shishtavec shkon deri në 7 cm.
Nga informacioni i marrë në terren rezulton se:
• Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Nga subjektet kontraktore po punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të rrugëve që kanë në kontratë.
•Nga bashkitë Kukës e Has nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente, ndërsa në fshatin Llugaj raportohet dëmtimi i çatisë së një banese Nj.Ad Llugaj bashkia Tropojë.
•Rezervuaret janë në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë Qarkun Kukës.
Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës, përveç Nj.Ad Malzi, Arrën dhe Kalis bashkia Kukës, Nj.Ad Bytyq, Fierz dhe Lekbibaj bashkia Tropojë dhe fshatrat Perollaj, Bardhaj, Helshan dhe Kosturr Nj.Ad Golaj bashkia Has.
Furnizimi me ujë të pijshëm është normal.
Ngelemi në kontakt./abcnews.al/