Skuadra e Kukësit është mundur me rezultatin 3-0 përballë Debrecen në ndeshjen e parë kualifikuese të Europa League. Shanset e veri-lindoreve për kualifikim janë shumë të pakta
Kukësi zhgënjen në ndeshjen e parë kualifikuese të Europa League. Verilindorët u mposhtën me shifrat 3-0 në transfertën hungareze të Debrecen. Një rezultat që nuk i jep shumë shanse skuadrës së teknikut Ernest Gjoka për kualifikim. Në pjesën e parë të dyja skuadrat krijuan raste shënimi dhe loja ishte e hapur. Valdet Rama tentoi nga distanca, por gardiani i Debrecen reagon mjaft mirë.
Ne fraksionin e dytë të lojes dominues ishin vendasit. I sapofuturi në lojë Garba realizoi pas një rrëmuje në zonën e Kukësit.
Reagojnë nënkampionet e Shqipërisë por pa rezultat.
Debrecen shënon edhe golin e dytë me Varga i cili asistohet nga Trujiç dhe realizon me portën e boshatisur. Një vendosje e gabuar e prapavijës së Kukësit që ndëshkohen për të dytën herë në këtë ndeshje.
Është i njëjti autor që vendos fatet e këtij takimi. Mesfushori me tipare sulmuese godet nga jashtë zone dhe përfiton nga një devijim i gabuar i Frasherit. Debrecen 3 Kukësi 0. Veri lindorët do të tentojnë kualifikimin në ndeshjen e kthimit, por shanset janë shumë të pakta. /ABC News Albania 24/7