Konsumuan karamele të zhytura në azot që të nxirrnin avull, 20 fëmijë nisen drejt spitalit në Indonezi

schedule17:27 - 19 Janar, 2023

schedule 17:27 - 19 Janar, 2023

20 fëmijë në Indonezi kishin nevojë për ndihmën e parë pasi konsuamuan “frymën e ëmbël të dragoit” që shitej në rrugët e vendit.

“Fryma e dragoit” është thjesht karamele që e zhytni në azot të lëngshëm . Kushdo që e gëlltit duket se po nxjerr avull nga goja, hunda dhe veshët.

Në TikTok ekziston madje një video e një shitësi që përgatit ëmbëlsirën, e cila është bërë virale dhe ka arritur pothuajse 10,000,000 shikime.

Azoti i lëngshëm përdoret nga kuzhinierët për të krijuar një efekt tymi në pjata. Nuk është e paligjshme përdorimi i tij në ushqim, por nëse nuk përdoret siç duhet, mund të jetë i rrezikshëm , sepse irriton stomakun dhe mund të shkaktojë djegie në gojë dhe në ezofag.

Qeveria indoneziane ka paralajmëruar tashmë qytetarët që të mos e konsumojnë ëmbëlsirën sepse mund të shkaktojë djegie, dhimbje stomaku dhe helmim nga ushqimi . Fëmijët janë veçanërisht të ndjeshëm nëse konsumojnë azot të lëngshëm në sasi të mëdha.

CNN, duke cituar një zyrtar indonezian, raporton se 25 fëmijë kishin nevojë për ndihmën e parë pasi gëlltitën “frymën e dragoit”. Dy fëmijë gjithashtu kishin nevojë për shtrimin në spital.

Ministria e Shëndetësisë e Indonezisë u kërkon prindërve, mësuesve dhe autoriteteve lokale mjekësore që të jenë vigjilentë.

Incidenti i parë u regjistrua korrikun e kaluar në një fshat në Java Lindore, ku një fëmijë pësoi djegie pasi e konsumoi atë. Raste të reja u regjistruan në nëntor dhe dhjetor, kur një djalë katër vjeçar nga Xhakarta u dërgua në spital me dhimbje stomaku./abcnews.al/