Shpallen nominimet për “Bafta Film Awards”, eventi më i shquar britanik në kalendarin e sezonit të çmimeve dhe një pararendës i çmimeve “Oscar”. Kët vit kryeson “All Quiet on the western Front” i Netflix me 14 nominime, ndërsa komedia-dramë “The Banshees of Inisherin” e ndjek nga pas me 10, bashkë me “Everything Everywhere All At Once”, ndërsa “Elvis” me nëntë nominime.
Mandy Walker është nominuar për “Filmin më të mire” për punën e saj në “Elvis”. Nëse fiton, do të bëhet femra e parë që vlerësohet në këtë kategori.
Ndryshe nga ajo që ndodhi në “Golden Globes”, votuesit e Bafta-s nuk i kanë dhënë vlerësime filmit autobiografik të Steven Spielberg për fëmijërinë e tij, “The Fabelmans”. Ai ka vetëm një nominim për skenarin më të mirë origjinal, për Spielberg dhe Tony Kushner.
Cate Blanchett është nominuar për aktoren kryesore për performancën e saj në “Tár”, në të cilën ajo interpreton një dirigjente të njohur orkestre, karriera e të cilës fillon të shkatërrohet kur ajo akuzohet për abuzim. E parë gjerësisht si një nga kandidatet kryesore për Oscar për aktoren më të mirë, Blanchett përballet me konkurrenten, Michelle Yeoh.
Në kategorinë e aktorëve kryesorë të nominuart janë: Austin Butler (Elvis), Brendan Fraser (The Whale) dhe Colin Farrell (The Banshees of Inisherin). Ndërsa aktorët antagonistë favoritë shihen : Angela Bassett dhe Ke Huy Quan.
Gjithsej janë 45 filma të nominuar këtë vit në të gjitha kategoritë. Ka disa mungesa të dukshme, si aktorja Olivia Colman dhe regjisori Steven Spielberg, asnjëri prej të cilëve nuk hyri në listën e gjatë të Bafta.
Çmimet e Filmit “Bafta 2023” do të zhvillohen më 19 shkurt në Sallën e Festivalit Mbretëror të “Southbank Centre” në Londër. Ceremonia, e organizuar nga Richard E Grant, do të transmetohet në BBC One. /abcnews.al