Një 50 vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit pasi ka ushtruar dhunë dhe ka kanosur me mjet të mprehtë bashkëshorten e tij. Në pranga ka rënë shtetasi B. I., 50 vjeç, banues në Kukës.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin B. I., 50 vjeç, banues në Kukës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë me mjet të mprehtë. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia. /abcews.al