SHKODER – Për kreun e Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia situata me përmbytjet të marrë zgjidhje një herë e mirë. Në një prononcim për mediat, Spahia tha se është e domosdoshme të planifikohen masa serioze afatgjata për zgjidhjen e një problematike të tillë.
“Duhet vënë dorë një herë e mirë i duhet dhënë zgjidhje kësaj situate për këto banorë. Është e domosdoshme të planifikohen masa serioze afatgjata për zgjidhjen e një problematike të tillë që është kthyer në një makth të vërtetë për banorët e zonën së nën Shkodrës por jo vetëm.
Mendoj se tanimë ‘mjaft është majft’, nuk duhen lënë vetëm këto banorë. Nuk mjafton vetëm angazhimi i strukturave të shtetit në momentin kur ndodh përmbytja, duhen hartuar plane të mirëfillta për zgjidhjen përfundimtare të problematikave të zonës.
Është një barrë ekonomike për xhepat e këtyre banorëve dhe shumë të tjerëve. Janë të lënë në harresë në vetmi në përballjen me këto situata. Askush nuk merr përsipër kompensimin e dëmeve” u shpreh Spahia.