Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kanosja ndaj zyrtarëve të LDK, policia e konfirmon: Janë marrë masat e nevojshme

schedule20:51 - 18 Janar, 2023

schedule 20:51 - 18 Janar, 2023

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka pasur kanosje ndaj zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ka theksuar se janë marrë masat e nevojshme.

Në një përgjigje për Kosovapress, Baki Kelani nga policia e Kosovës ka thënë se kanë marrë masat e nevojshme lidhur me këtë rast.

“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në përgjigjen e Kelanit.



Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Kujtim Shala ka konfirmuar planin e atentatit ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Po, ne sot kemi marrë një informacion të kësaj natyre, pra mund të konfirmoj që jam i informuar për këtë çështje, për një lloj planifikimi, për një rrjet njerëzish të lidhur me të dhe organizatash në Kosovë dhe në disa shtete të tjera të bashkimit Evropian dhe jashtë territorit të Evropës. Individë të cilët kanë rënë në përgjime të njërës prej agjensive intelegjente kryewsore të BE-së, të vendeve të BE-së dhe nga ajo çka na është thënë ne, del që ka pasur një plan të strukturuar për këtë gjë”, ka deklaruar ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!