Opinion: Dërgimet e tankeve gjermane shans për korrigjim gabimi

schedule19:31 - 18 Janar, 2023

schedule 19:31 - 18 Janar, 2023

Déjà-vu! Këtë e kemi parë edhe njëherë: Ukraina dhe partnerët në lindje vështrojnë me nervozitet në rritje rinformimin e trupave ruse, si në Bjellorusi dhe vrasin mendjen se ku dhe kur do të godasë Putini. Gati një vit pas luftës në Ukrainë kjo është pjesë e taktikës së tij të goditjes. Gjermania edhe njëherë po vendoset nën presion gjithnjë e më të madh për dërgimin e më shumë armëve, në një kohë që Britania e Madhe merr iniciativën dhe si vendi i parë i NATO-s do të dërgojë tanke luftarake. Kritika ndaj Berlinit është rritur, në twitter ofendimi i Gjermanisë është sërish në modë. Problemet e vjetra të Europës lindore dhe Gjermanisë kërcënojnë të rihapen sërish. Kjo të kujton gjendjen në janar shkurt 2022, kur Estonia donte të dërgonte tanke artilerie nga rezervat e RDGJ-së, kurse Berlini bllokonte, dhe vetëm pas marshimit rus në Ukrainë ra dakord.

Zhdavaritje e dyshimeve të fundit ndaj besueshmërisë së gjermanëve

Pika kryesore e debatit këtë herë është produkti më i njohur dhe më i kërkuar i industrisë gjermane të armëve, tanket Leopard 2. Ai është ndërkohë një simbol. Kievi i drejton prej muajsh lutje Berlinit për këto tanke e deri tani dëgjon përgjigje negative. Zëvendëskancelari gjerman, Robert Habeck bëri të qartë, se Berlini nuk do të bllokonte, nëse vendet e tjera duan të dërgojnë tanke. Polonia dhe vende të tjera të NATO-s, si edhe Finlanda janë gati të dërgojnë tanket e veta Leopard 2 në Ukrainë, por kanë nevojë për këtë për miratimin e Gjermanisë, vendit ku u zhvilluan armët.

Në fillim të sulmit rus ndaj Ukrainës, Berlini u kritikua shumë për qëndrimin hezitues. Ky rezervim dhe ndërtimi i gazsjellësit Nord Stream 2 ishin gabimet më të mëdha gjermane para sulmit rus. Që nga kjo kohë Gjermania e korrigjoi kursin e saj – ajo i dha fund varësisë nga furnizimet energjitike ruse, Ukraina u furnizua me armë. Vetëm para pak javësh, Berlini bëri të ditur, se do të dërgojë tanket mbrojtës Marder dhe sistemin antiraketor Patriot në Ukrainë. Tanket Leopard 2 janë një shans të hiqen edhe dyshimet e fundit për besueshmërinë gjermane, për korrigjimin e gabimeve të shkuara dhe mbylljen e këtijn kapitulli.

Déjà-vu! Këtë e kemi parë edhe njëherë: Ukraina dhe partnerët në lindje vështrojnë me nervozitet në rritje rinformimin e trupave ruse, si në Bjellorusi dhe vrasin mendjen se ku dhe kur do të godasë Putini. Gati një vit pas luftës në Ukrainë kjo është pjesë e taktikës së tij të goditjes. Gjermania edhe njëherë po vendoset nën presion gjithnjë e më të madh për dërgimin e më shumë armëve, në një kohë që Britania e Madhe merr iniciativën dhe si vendi i parë i NATO-s do të dërgojë tanke luftarake. Kritika ndaj Berlinit është rritur, në twitter ofendimi i Gjermanisë është sërish në modë. Problemet e vjetra të Europës lindore dhe Gjermanisë kërcënojnë të rihapen sërish. Kjo të kujton gjendjen në janar shkurt 2022, kur Estonia donte të dërgonte tanke artilerie nga rezervat e RDGJ-së, kurse Berlini bllokonte, dhe vetëm pas marshimit rus në Ukrainë ra dakord.

Zhdavaritje e dyshimeve të fundit ndaj besueshmërisë së gjermanëve

Pika kryesore e debatit këtë herë është produkti më i njohur dhe më i kërkuar i industrisë gjermane të armëve, tanket Leopard 2. Ai është ndërkohë një simbol. Kievi i drejton prej muajsh lutje Berlinit për këto tanke e deri tani dëgjon përgjigje negative. Zëvendëskancelari gjerman, Robert Habeck bëri të qartë, se Berlini nuk do të bllokonte, nëse vendet e tjera duan të dërgojnë tanke. Polonia dhe vende të tjera të NATO-s, si edhe Finlanda janë gati të dërgojnë tanket e veta Leopard 2 në Ukrainë, por kanë nevojë për këtë për miratimin e Gjermanisë, vendit ku u zhvilluan armët.

Në fillim të sulmit rus ndaj Ukrainës, Berlini u kritikua shumë për qëndrimin hezitues. Ky rezervim dhe ndërtimi i gazsjellësit Nord Stream 2 ishin gabimet më të mëdha gjermane para sulmit rus. Që nga kjo kohë Gjermania e korrigjoi kursin e saj – ajo i dha fund varësisë nga furnizimet energjitike ruse, Ukraina u furnizua me armë. Vetëm para pak javësh, Berlini bëri të ditur, se do të dërgojë tanket mbrojtës Marder dhe sistemin antiraketor Patriot në Ukrainë. Tanket Leopard 2 janë një shans të hiqen edhe dyshimet e fundit për besueshmërinë gjermane, për korrigjimin e gabimeve të shkuara dhe mbylljen e këtijn kapitulli./DW