Në një intervistë për britaniken GQ, norvegjezi tha se ëndërron për stabilitetin që demonstron Karim Benzema:
“Benzema në moshën 35-vjeçare po luan më mirë se kurrë. Në 12 vjet, kur të kem moshën e tij, shpresoj të luaj edhe më mirë se tani”.
Haaland, 22 vjeç, ka shënuar 27 gola në 24 paraqitje për Manchester City këtë sezon. Erling duket i pandalshëm.
Benzema në sezonin 2022/23, ndonëse vuante nga lëndimet, vazhdon të shënojë. Me fanellën e Madridit, francezi luajti 16 ndeshje në të cilat shënoi 11 gola këtë sezon. /G.D abcnews.al/