Kazakistani i jep fund qëndrimit të pacaktuar të rusëve, vendos viza-pasaportë, shkak bëhet lufta me Ukrainën

schedule17:50 - 17 Janar, 2023

schedule 17:50 - 17 Janar, 2023

Kazakistani nuk do t’i lejojë më qytetarët rusë të qëndrojnë në vendin e Azisë Qendrore për një kohë të pacaktuar duke futur të ashtuquajturën vizë pasaporte që do të jetë e vlefshme çdo tre muaj, sipas një direktive qeveritare të botuar këtë javë.

Qeveria në Astana do të fillojë nga 26 janari, duke u kërkuar rusëve dhe qytetarëve të anëtarëve të tjerë të Bashkimit Euroaziatik, të largohen nga vendi për të paktën 90 ditë pas qëndrimit të lejuar tre-mujor.

Zyra e Brendshme, e cila propozoi reformën, tha se ajo do t’i jepte shtetit më shumë kontroll mbi imigracionin.

Dhjetëra mijëra rusë , kryesisht burra të rinj, u vendosën në Kazakistan vitin e kaluar ndërsa Moska, e përfshirë në konfliktin në Ukrainë, nisi fushatën e saj të parë të rekrutimit që nga Lufta e Dytë Botërore. Gjuha ruse flitet gjerësisht në Kazakistan dhe të dy vendet ndajnë kufirin tokësor më të gjatë në botë, duke e bërë Kazakistanin një zgjedhje popullore mes rusëve që ikin për të shmangur rekrutimin.

Megjithatë, vendi ka vështirësi të përballet me fluksin e rusëve. Autoritetet në Kazakistan thanë se flukset hyrëse jashtëzakonisht të mëdha kontribuan në inflacion, i cili u rrit mbi 20 përqind vitin e kaluar, niveli i tij më i lartë që nga vitet 1990.

Lufta në Ukrainë ka shkaktuar gjithashtu tension mes Moskës dhe Astanës, për shkak se dyert e tyre ishin të hapur ndaj emigracionit rus./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!