Po bisedonte me shokët në lokal, ndërron jetë papritur 38 vjeçari në Prizren

schedule17:13 - 17 Janar, 2023

schedule 17:13 - 17 Janar, 2023

Një 38-vjeçar ka vdekur në orët e para të së martës në Prizren raportojnë mediat kosovare.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, ka thënë se viktima teksa ka qenë duke biseduar me shokët e tij, ka rënë pa vetëdije nga karrigia.

“Rasti ka ndodhur mbrëmë pas orës 00:00 në një lokal në Prizren. Derisa ishte duke biseduar me shokët e tij tanimë i ndjeri, ka rënë nga karrigia pa vetëdije. Ai është dërguar në Qendrën Emergjente ku edhe është konstatuar vdekja”, tha ai.

Bytyqi bëri të ditur se trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjor.