Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Artim Shaqiri, kërkues ndaj Partizanit

schedule13:10 - 11 Korrik, 2019

schedule 13:10 - 11 Korrik, 2019

Shanset për kualifikim janë 50 me 50, por Partizani duhej të kishte bërë më shumë në Europë. Ky është mendimi i Artim Shaqirit, ish-trajner i Kukësit në Superligë.

Nuk mbeti aq shumë i impresionuar.

Një ish-futbollist i nivelit të lartë si Artim Shaqiri, priti më shumë nga Partizani në duelin e parë evropian.



Ish-trajneri i Kukësit gjykon se në Champions duhet më shumë guxim.

Shaqiri: “Partizani pjesën e parë duket se po studionte kundërshtarin. Prisja një kundërsulm sepse është një kundërshtar i vështirë. Por në bisedë me disa miq të klubit thonë se kanë edhe disa mungesa. Në pjesën e dytë Partizani kërkoi edhe rastet por duhet thënë se në Champions duhet me shumë punë”. 

Gjithsesi, Shaqiri, sot trajner i Flamurtarit të Prishtinës në Kosovë, nuk e sheh pa shpresa kampionen e Shqipërisë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!