Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, u shpreh i kënaqur me lojën e ekipit të tij ndaj Karabakut. Demi deklaroi se ekzistojnë shpresat për kualifikim
Edhe numri 1 i klubit nuk ishte i sigurt për ekipin e tij.
Gjithsesi, paraqitja e Partizanit ndaj Karabakut në Champions, i dha siguri dhe kënaqësi edhe presidentit Gazmend Demi, një njeriu që nuk e ka zakon të bëjë komplimente në publik.
Demi, që ndoshta pati frikë nga ndonjë humbje përballë një rivali tepër të fortë të paktën në letër, nuk e fshehu lehtësimin që ndjeu, ndërsa foli pas ndeshjes.
Sidoqoftë, përtej një loje të mirë dhe rezultati le të themi pozitiv, në kupat e Europës luhet edhe për kualifikim./ABC News Albania