Pas një incidenti në tribuna në ditën e hapjes, organizatorët e Australia Open kanë vendosur, që tifozët të cilët mbajnë flamurin rus dhe bjellorus nuk do të lejohen të hyjnë.
Shumë tifozë rusë u mblodhën në Melbourne Park me flamurin e vendit të tyre për të brohoritur për bashkatdhetaren e tyre Kamilla Rakhimova në duelin e saj të raundit të parë me Kateryna Baindl të Ukrainës.
Kjo krijoi momente tensioni dhe tifozët ukrainas kërkuan praninë e policisë.
Situata arriti deri te ambasadori ukrainas në Australi, Vasyl Myroshnychenko, i cili bëri thirrje që turneu të marrë masa për këtë çështje.
Lufta që po zhvillohet në tokat ukrainase, për shkak të pushtimit të Vladimir Putinit, ka ndarë një pjesë të dhomës së zhveshjes së ËTA dhe kjo duket në marrëdhëniet personale mes lojtarëve që janë prishur.
/abcnews.al