Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Në ‘tavolinë’ të gjitha opsionet për bashkimin e PD-së”, Salianji: I gatshëm të lë mandatin nëse duhet

schedule16:16 - 16 Janar, 2023

schedule 16:16 - 16 Janar, 2023

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji gjatë një komunikimi për mediat në lidhje me diskutimet që po zhvillohen për bashkimin e demokratëve është shprehur se një prej opsioneve të menduara është edhe nisma e zëvendësimit të Alibeajt si kryetar grupi parlamentar.

Po ashtu ai shtoi se është i gatshëm të lërë mandatin që PD-ja të bashkohet.

Do ecim dhe do t’i japim drejtim bashkimit të Partisë Demokratike. Të gjitha opsionet janë në diskutim, unë thashë që do diskutohet çdo formë dhe do arrihen një konkluzion për bashkimin e partisë. JO vetëm që marr përsipër përgjegjësi në një moment krie, por jam i gatshëm mund dhe të lë mandatin për bashkimin e PD-së. Çdo lloj opsioni është I mundshëm, e rëndësishme është që vendi të ketë opozitë. Nuk duhet të zhvendoset vëmendja nga skandalet e mazhorancës, thuajse 60% e deputetëve të dalë nga listat e 25 marsit ka një vendim. Unë jam nënkryetar I grupit formalisht, nuk ka pasur një vendimmarrje për përjashtim, duket se ishte një stërkëmbësh për prishjen e bashkimit. Gjyqi që kam në ngarkim është shtyrë për shkak të kundërshtarit që kam përballë, i cili është ai që përfaqëson trafikant droge.

Shumica e grupit, në 60% ka një qëndrim të caktuar që është publik. Nuk kemi nxitim për të larguar apo emëruar dikë, në këto kushte nuk do marrim veprime deri në një  moment të caktuar. Qëllimi nuk është të zvogëlohet PD apo t’u shërbejmë Ramës. Unë kam bërë një betejë të fortë kundër pronësimit të partisë, shumë shpejt do gjejmë një rrugë zgjidhje”, deklaroi ai.

Sa i përket cështjes së gjyqit që ka në apel Selianji tha se kjo nuk përbën pengese për të, madje duke e cilësuar atë si një medalje në luftën opozitare.

“Gjyqin e kam një medalje në luftën opozitare, nuk kam humbur asnjë nga 600 gjyqe”, tha deputeti i PD-së

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!